Kategoria Superiore

Tirana “flirton” me fitoren, Otto John i prish në fund festën

Fund drithërues në sfidën e Korçës mes Skënderbeut dhe Tiranës, ke deri 3 minuta para skadimit të kohës së rregullt bardheblutë e kryeqytetit ishin pranë një fitoreje të madhe, por që iu mohua nga Otto John, i cili kishte më pak se 10 minuta në fushë. Skuadra e Ze Marias bëri gjithçka mirë gjatë pjesës më të madhe të lojës, por pikërisht atëherë kur duhet të vendoste eksperienca dhe qetësia, Skënderbeu shënoi golin e barazimit, madje duke iu afruar edhe fitores në shtesë.

Një rezultat i mirë, por në njëfarë mënyrë zhgënjyes për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet për Tiranën, që më shumë se për renditjen kjo pikë i vlen për moral para derbit me Partizanin.

Takimi nisi me nja gabim të anësorit, që ngriti Flamurin për pozicion jashtë loje të Bregut, që fare lehtë mund të shënonte përballë Likës.

Tirana u shfaq më e vendosur në lojën e saj në minutat në vazhdim, teksa pretendoi për ndëshkimin me karton të kuq të Bruno Lulajt për ndërhyrjen ndaj Blazhevskit, por për kryesorin ishte i verdhë. Gjithsesi, bardheblutë e gjetën golin me Edon Hasanin në minutën e 20-të, pas një krosimi nga e djathta.

Tirana vijoi të ishte e qartë në lojë dhe në minutën e 26-të pretendoi për një tjetër karton të kuq ndaj Radasit, si lojtar i fundit, por edhe këtë radhë gjyqtari u mjaftua me të verdhin. Skuadrat shkuan me këtë rezultat (0-1) në pushimin mes pjesëve, ndërsa në fraksionin e dytë loja u bë edhe më e ashpër, me dyluftime të shumta, që e detyruan kryesorin nxirrte disa herë kartonin e verdhë.

Të dy trajnerët bënë zëvendësime në pjesën e dytë, me Ze Marian që ishte pa rrugëzgjidhje, duke futur Caken në vend të Berishës së dëmtuar. Nga ana tjetër, Shehi rifreskoi sulmin, me Otto Jonh që u hodh i fundit në fushë në minutën e 78-të. Pikërisht nga këmbët e këtij futbollisti u shënua goli i barazimit, pas një këndoreje. 1-1.

Turtulli bëri mrekullinë pak çaste më vonë, duke i mohuar golin Krasniqit dhe në anën tjetër Teqja doli në kohë për të mos lejuar Blazhevskin të shënonte golin e fitores për Tiranën. Përfundoi 1-1 në Korçë një sfidë plot emocione, që la të zhgënjyer Tiranën, ndërsa Skënderbeut i dha një pikë për të kryesuar i vetëm renditjen.

Mezani “ngjall” Luftëtarin, fitore me spektakël ndaj Teutës

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency