Kategoria Superiore

Tirana gati për prezantimin e sulmuesit, braziliani lirohet nga klubi i vjetër

Devid de Silva pritet që të jetë lojtari më i ri i Tiranës. SuperSport mëson se braziliani do të jetë goditja e parë e skuadrës bardheblu në këtë merkato dimri. Vetë klubi i Tiranës ka paralajmëruar në faqen zyrtare se shumë shpejt do të ketë një zyrtarizim dhe mësohet se bëhet fjalë për sulmuesin i cili edicionin e shkuar ishte pjesë e Kastriotit.

Sipas mediave portugeze, 25-vjeçari e ka shkëputur marrëveshjen me Sportin Covilha, duke pasur mundësinë tani që të rikthehet në Abissnet Superiore, por me fanellën e Tiranës. Devid ishte një nga zbulimet e sezonit të shkuar, duke e ndihmuar Kastriotin në realizimin e objektivit mbijetesë.

25-vjeçari shënoi 10 gola, duke u renditur mes shënuesve më të mirë të edicionit. dëmtimi i Majkëll Ngoo i nxiti drejtuesit bardheblu që të futen në merkato për një sulmues dhe braziliani do të ishte një përforcim me shumë vlerë, për shkak se e njeh kampionatin shqiptar.

Nga gara për mbijetesë në luftën për titull, Devid pritet që të zbarkojë në Superiore tashmë me një tjetër objektiv, për të ndihmuar Tiranën që të ruajë vendin e parë, që aktualisht e zotëron me 33 pikë.

Kjo do të ishte lëvizja e parë e Tiranës në merkaton e janarit, trajneri Shehi ka paralajmëruar se skuadra e tij nuk ka nevojë për shumë ndryshime, ndaj nuk priten shumë lëvizje nga kampi i bardhebluve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency