Kategoria Superiore

Tirana i jep Partizanit 20% të biletave, ja ku do të akomodohen të kuqtë

Nuk ka më asnjë dyshim për sektorët ku do të akomodohen tifozët e Partizanit në “Selman Stërmasi” për derbin me Tiranën, ku klubi bardheblu është organizator i kësaj supersfide.

Drejtuesit e Tiranës kanë vendosur që tifozët e Partizanit të kenë në dispozicion tribunën kryesore A dhe atë anësore H, pra të gjithë fansat e kuq do të jenë të vendosur në të njëjtin krah, duke shmangur kështu fragmentarizimin në akomodimin e tifozëve, që mund të sillte edhe përplasje mes dy tifozërive.

Ndërkohë të gjithë tifozët e Tiranës do të vendosen në tribunat B, C, D, E, F, G.

Tifozët e Tiranës, që kanë abone, për tribunën A do të kontaktohen nga kompania që menaxhon biletat për të ruajtur të njëjtat vende në tribunën B.

Tifozët e kuq mund t’i marrin biletat e tyre nga dita e mërkurë.

Me këtë ndarje, tifozët e Partizanit do të kenë në dispozicion të tyre më shumë se 20% të kapacitetit të “Selman Stërmasit”.

Çmimet e biletave variojnë nga 2000 lekë në tribunat A dhe B, në 400 lekë në të gjithë sektorët e tjerë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency