Kategoria Superiore

Tirana kërkon ringritjen në të “ftohtin” korçar!

Pas humbjes ndaj Kukësit, të vetmes në këtë kampionat, Tirana i drejtohet Korçës për sfidën me Skënderbeun. Objektiv i vetëm për bardheblutë, natyrisht fitorja, për të ruajtur distancën nga ndjekësit në krye të klasifikimit, edhe pse nuk do të jetë përballë një Skënderbeu që në ndeshjet e fundit ka treguar rritje dhe ishte shumë pranë fitores ndaj Teutës ku arriti të rikuperonte një disavantazh prej 2 golash. Vitet e fundit fitorja për skuadrën korçare ndaj bardhebluve është kthyer në një tabu, me Skënderbeun që nuk fiton ndaj Tiranës prej plot 2 vitesh, e megjithatë skuadra në luftë të plotë për mbijetesën do të kërkojë maksimumin.

Tirana fitoi 4-2 në sfidën e javës së parë, dhe këtë herë synon reagimin e menjëhershëm, për ta kthyer atë humbje ndaj Kukësit në një aksident të rastit në rrugën drejt titullit kampion. Bardheblutë kanë patur ditët e nevojshme për të marrë frymë pas një serie angazhimesh intensive dhe tani u duhet të kthehen te trepikëshi.

Skuadra është në formë, me Tiranën që ka pësuar vetëm një gol në 4 ndeshjet e fundit në kampionat, duke shënuar plot 9, edhe pse pritet më tepër nga Michael Ngoo. Protagonist i sezonit të titullit , anglezi nuk shënon që nga java e parë pikërisht ndaj Skënderbeut, dhe shpreson që skuadra korçare të jetë viktima e radhës për t’u zhbllokuar përfundimisht.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency