Basketboll

Tirana mposht Kumanovën në Ligën Ballkanike

Tirana ka arritur të sigurojë fitoren e dytë radhazi në Ligën Ballkanike, në basketboll për meshkuj, këtë herë përballë ekipit maqedonas të Kumanovës.

Takimi që u zhvillua në sallën “Feti Borova”, pa bardheblutë të rrëmbenin një fitore me jo pak vuajtje, gjë që e vërteton dhe rezultati i ngushtë i këtij takimi, që përfundoi në shifrat 75-73.

Tirana ishte dukshëm më superiore në parket, me periodën e parë që u mbyll me rezultatin 17-16, perioda e dytë 24-14 dhe e treta 25-17.

Ndërkohë në periodën e fundit, Tirana rrezikoi vërtetë shumë, teksa në mund edhe të kishte humbur takimin, pasi Kumanova provoi gjithçka, por në fund fati ishte me bardheblutë dhe mbyllën përballjen me rezultatin 9-26. Ndërkohë që rezultati i përgjithshëm u mbyll në shifrat 75-73.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency