Kategoria Superiore

Tirana nderon Ali Memën, tifozë e lojtarë përlotin të birin në tribunë (Foto)

Të gjitha ndeshjet e Superiores këtë javë nisën me një minutë heshtje, në nderim të kujtimit të legjendës së futbollit shqiptar, Ali Mema, i cili u nda nga jeta para dy ditëve.

Në prag të ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Laçit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, futbollistët, por edhe tifozët bardheblu nderuan Memën, duke vënë buqeta me lule para fotografisë së tij.

Nuk mungoi as një mesazh edhe nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics” në shkallët e tribunave: “Kur ti jeton akoma në zemrën e familjes, kujtimin e tifozëve dhe shpirtin e kryeqytetit, vdekja nuk është fundi…”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency