Kategoria Superiore

Tirana në misionin e radhës, ndaj Egnatias kartonët penalizojnë sulmuesin. Një rikthim për Shehin

Tirana ia doli me sukses të merrte tre pikët e radhës në kampionat teksa mposhtën në stadiumin Air Albania, Skënderbeun me rezultatin 3-2. Bardheblutë falë këtij tre pikëshi vazhdojnë të qetë kryesimin e Superiores me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Laçi. Tashmë, të besuarit e trajnerit Orges Shehi hedhin këndvështrimin nga sfida tjetër, ajo në kuadër të javës së 20-të, në shtëpi ndaj Egnatias.

Trepikëshi është detyrim për kryeqytetasit, edhe pse këtë takim do ta luajnë pa golashënuesin e tyre më të mirë, Taulant Seferi. Sulmuesi nga Kumanova u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Skënderbeut dhe ka plotësuar numrin e katër kartonëve duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për një javë.

Gjithsesi, për trajnerin Shehi ka edhe një lajm të mirë dhe që lidhet me rikthimin në dispozicion të Ardit Tolit. Mesfushori mungoi ndaj korçarëve për arsye të kartonëve, por tashmë ka përfunduar pezullimin dhe ndaj rrogozhinasve pritet të marrë vendin e zakonshëm në fushë.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency