Kategoria Superiore

Tirana ngec te shtylla, Plaku luan dhe i jep fitoren Kamzës

Rikthimi në Superiore nuk ishte siç e prisnin tifozët e Tiranës, pasi bardheblutë ngecën te shtylla dhe u mposhtën në derbin e vogël të kryeqytetit nga Kamza e Bledar Devollit. Sebino Plaku i federuar në kohë rekord, pasi vetëm dy ditë më parë u aktivizua për pak minuta me Kukësin në sfidën e kthimit të turit të tretë të Europa League ndaj Torpedo Kutaisit, arriti të bëhej protagonist përballë Tiranës në Selman Stërmasi me një gol në fund që i dha fitoren e parë Kamzës në këtë sezon. Tirana luajti më mirë se Kamza por bardheblutë nuk kishin as fatin në anën e tyre pasi në sekondat e fundit të pjesës së parë tentativa e Turtullit me takë u ndal nga shtylla. Në fraksionin e dytë skuadra e Ze Marias ishte sërish më kërkuese por nuk gjeti dot golin e epërsisë pasi u ndal nga portieri i Kamzës Avdyli. Atë që së bënë vendasit e bënë miqtë me Sebino Plakun që në minutën e 90-të me një devijim deçiziv e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë te Kamza pas aktivizimit te Kukësi në kompeticionet europiane gjatë verës. Në shkallët e Selman Stërmasit ishte një numër i konsiderueshëm tifozësh por të gjitha u larguan të zhgënjyer pas humbjes së Tiranës në ndeshjen e parë të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency