Featured

VIDEO/ Tirana nuk ndalet, triumfon me tre gola ndaj Skënderbeut

Me plot pesë gola është mbyllur ndeshja e javës së 19 të Abissnet Superiore mes skuadrës së Tiranës dhe Skënderbeut. Edhe në këtë takim “bardheblutë” e kryeqytetit mundën të merrnin tre pikë të vlefshme dhe të qëndrojnë të palëkundur në krye të tabelës tashmë me plotë 43 pikë, 9 më shumë se Laçi i vendit të dytë, por kurbinasit kanë një takim më pak.

Tirana ka triumfuar me rezultatin 3-2. ndërsa seria e golave ka nisur në minutën e 15’ me Seferin që zhbllokoi rezultatin. Gol të cilin ia dedikoi vëllait të Kristi Vangjelit, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Goli i dytë I kësaj sfide erdhi në minutën e 42’, me Vesel Limajn, i cili mori një pasim nga Totre dhe më pas realizoi shumë bukur në rrjetë dhe lehtësoi “bardheblutë”.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 2-0, ndërsa 54 minutëshi i dytë do të sillte edhe katër gola të tjerë për këtë takim.

Goli i tretë për “bardheblutë” u shënua nga Devid në minutën e 49’. Ndërsa në minutën e 66’ Zguro realizoi golin e parë për korçarët, teksa më pas në minutat shtesë të ndeshjes, Mensah goditi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha golin dytë ekipit të Memellit, e cila vijon të marrë disfata dhe renditet në vendin e 8 me 16 pikë.

Tirana-Skënderbeu  3-2 

Mbyllet me rezultatin 3-2 ndeshja Tirana-Skënderbeu në “Air Albania”.

96’-Mensah shënon nga pika e bardhë e penalltisë dhe e çoi rezultatin e ndeshjes 4-2.

78’ -Në një kundërsulm Seferi tenton të godasë në portën e Skënderbeut, por e dërgon topin në shtyllë.

76’ -Mara ekzekuton një goditje dënimi në portën e Tiranës, por e dërgon topin mbi kuadrat.

66’- Gooool! Vangjel Zguro “mposht” Bekajn dhe i dhuron Skënderbeut golin e parë në sfidën me Tiranën. Shkon në rezultatin 3-1 ndeshja në “Air Albania”.

 48’- Gooooool! Limaj godet portën e Skënderbeut, por ka flamur të ngritur lart. Më pas arbitri e konfirmon që është pozicion i rregullt.

 

 

 Nis pjesa e dytë e sfidës në “Air Albania”

 

 – Seferi dhe Limaj bëjnë më të lehtë se dukej, ndeshjen e Tiranës ndaj Skënderbeut, me bardheblutë që bindin në pjesën e parë dhe shkojnë të qetë në pushim…

42’ – Gooool. Vesel Limaj thyen sërish Skënderbeun dhe relakson bardheblutë para fundit të pjesës së parë. Pas një aksioni mjaft të bukur, Seferi shërben për Totre, që pason me finte për Limajn dhe numri 10 I bardhebluve lëshon një gjuajtje të kalibruar, për të dërguar topin sërish në rrjetë.

26’ – Aksion i mirë i Skënderbeut me Berishën, që hedh topin në zonë, aty ku e largon mjaft rrezikshëm Toshevski, që për pak nuk I jep mundësi Mensah të shënojë me portën e boshatisur.

14’ – Goooool. Taulant Seferi zhbllokon sfidën në “Air Albania”. Një krosim nga këndi gjen Seferin në shtyllën e parë, që gjuan saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e Rexhepit, festë bardheblu dhe një dedikim për vëllanë e Kristi Vangjelit, që u nda nga jeta një vit më parë.

 – Starton sfida në “Air Albania”…

Sa u përket formacioneve, Shehi është kthyer te skema e tij e zakonshme 4-3-3, me Najdovskin që ka marrë vendin e Tolit para mbrojtjes dhe Devid që do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Seferi e Xhixha në krah.

Konfirmon rreshtimin 5-3-2 Migen Memelli, që ia beson repartin e avancuar dyshes Berisha-Mensah, ndërsa në mbrojtje rikthehet Randy Dwumfour, që merr vendin në qendër të saj, i mbështetur nga Shehi e Sadriu.

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Najdovski, Totre, Limaj; Seferi, Xhixha, Devid
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Zguro, Sadriu, Dwumfour, Shehi, Meksi; Mara, Vangjeli, jean Victor; Berisha, Mensah

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency