Kategoria Superiore

Ora 19:45, Tirana-Partizani, derbi ndez kryeqytetin, ja formacionet e mundshme, mungon ylli i bardhebluve

Sot është dita e derbit, Tirana-Partizani, Në orën 19:45, në “Selmas Stërmasi” zbret në terrenin e gjelbër vetë historia e futbollit shqiptar. Dy klubet ikonë, përplasin “brirët” një një sfidë të pazakontë, që e cila eklipson çdo ngjarje tjetër sportive në vend. Por si vijnë të kuqtë dhe bardhebutë në këtë derbi të parë të sezonit?

Në futboll thuhet se formacioni fitues nuk ndryshohet. Ze Maria nuk ka ndërmend të bëje eksperimente të tjera, pritet të konfirmojë formacionin titullar të transfertës së Korçës, që edhe pse përfundoi në barazim, për bardheblutë ishte si një fitore, më shumë morale, pasi kishte përballë kampionët në fuqi. Në portë, nga minuta e para do të jetë Ilion Lika, një portier ekspert, që e ka kaluar disa herë provën e derbit, që supersfidë që kërkon përvojë dhe qetësi, duke shmangur presionin e tepërt. Në mbrojtje, nga e djathta në të majtë do të jenë Doka, Turtulli, Berisha dhe Imami. Në mesfushë braziliani e ka mendjen të ndarë, me Dajën dhe Hasanin në qendër, ndërsa reparti plotësohet nga Mawejwe dhe Cobninah. Në vijën e parë është i padiskutueshëm Blazhevski, ndërsa dilema e vetme e Ze Maria mbetet për aktivizimin e Oduamadit apo të Sentamu, i cili ka dhënë sinjale pozitive edhe në Kupë. Nga njoftimet e fundit që vinë nga kampi bardheblu për Supersport nga gazetari Gjergji Stefa, mësohet se Odumadi nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë dhe me shumë gjasa do të jetë Sentamu që do të aktivizohet që nga fillimi në vijën e parë.

Sa i përket Partizanit, formacioni duket i vendosur, pikërisht ai që triumfoi ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”. Në portë Alban Hoxha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Ibrahimi, Belica, Atanda dhe Trashi. Për këtë të fundit kishte një dilemë nëse e ka kaluar plotësisht shqetësimin që pati ndaj Flamurtarit por gjithçka duket ok me Trashin që do të luajë që nga fillimi. Në mesfushë Asani, Telushi, Hila dhe Mala mbeten të padiskutueshëm, ndërsa në sulm Mensah do të mbështesë Jurgen Bardhin që do të veprojë si sulmues i avancuar. Do ta nisin ndeshjen nga stoli dy talentet shkodranë Çinari dhe Hebaj por me shumë gjasa trajneri Gega do t’u japë minuta edhe atyre ne pjesën e dytë.

Tirana:(4-4-2):Lika, Doka, Turtulli, Berisha, Imami, Mawejwe, Daja, Hasani, Cobbinah, Blazhevski, Sentamu(Greca).

Partizani:(4-1-4-1): Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Asani, Telushi, Hila, Mala, Mensah, Bardhi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency