Kategoria Superiore

Tirana, skuadra për t’u mundur në 2022-in!

Tirana ka një mision të vështirë në këtë vit të ri, detyrën për të ruajtur vendin e parë e për të shtuar një tjetër titull në galerinë  e trofeve, Orges Shehi dhe skuadra e tij i kanë bërë gjërat ashtu si duhet në 15 javët e zhvilluara të Abissnet Superiore, duke u konfirmuar si pretendentja kryesore. Kukësi dhe Laçi janë dy ekipet e vetme që kanë mundur të regjistrojnë fitore ndaj bardhebluve, por megjithatë kryeqytetasit kanë bindur me lojën e tyre, duke hedhur kandidaturën për titull.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Trajneri Shehi ka paralajmëruar se do të ndërhyhet në merkato vetëm nëse do të pikaset ndonjë lojtar që bën diferencën nga grupi aktual, pasi skuara duket e kompletuar, me të gjitha pozicionet që janë thuajse të dubluara. Llogaritë mund të prishen vetëm në rast se ekzaminimet do të tregojnë se Majkëll Ngoo do të kërkojë një kohë më të gjatë rikuperimi dhe bardheblutë  mund të detyrohen të gjejnë një zëvendësues për të, edhe pse reparti i avancuar ka mjaftueshëm elementë.

10 fitore, tre barazime dhe 2 humbje i kanë dhënë 33 pikë Tiranës, që ka avantazhin e 5 pikëve ndaj Kukësit dhe këtë vit të ri do e nisë me statusin e skuadrës për t’u mundur. Suksesi në fundin e vitit të shkuar me Partizanin i hap udhë një viti të ngarkuar, me suhmë sfida për bardheblutë që do të matin forcat në ndeshjen e parë të këtij viti me një provë të vështirë, pasi do të takohen me Vllazninë në derbin e Shqipërisë.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency