Featured

Titullari i Longos mbyll sezonin, Kukësi humbet një nga lojtarët më të dalluar

Probleme në kampin kuksian. SuperSport mëson se një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës verilindore ka pësuar një dëmtim që do e mbajë jashtë fushave të lojës për disa javë. Bëhet fjalë për portierin Angelos Tafas, i cili ka thyer meniskun lateral dhe priten ekzaminimet e mëtejshme për të mësuar dhe kohën që do i duhet për tu rikuperuar.

Analizat paraprake kanë treguar se “gardiani” i Kukësit do të duhet të qëndrojë nga 1 muaj e gjysmë deri në tre muaj larg fushës së lojës. Një lajm i keq për Kukësin dhe portierin 21-vjeçar. Tafas këtë edicion ka qenë një nga lojtarët më vendimtar të skuadrës kuksiane, duke bërë paraqitje mbresëlënëse e duke shpëtuar skuadrën në shumë raste.

Paraqitjet e tij me Kukësin bënë që ai të ishte dhe pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve të Shqipërisë. 21-vjeçari i lindur në Athinë, këtë edicion është angazhuar në 25 ndeshje me ekipin verilindor, ndërsa ka luajtur dhe katër ndeshje me fanellën e skuadrës U21 të Shqipërisë.

Gjasat janë që Tafas të humbasë pjesën e mbetur të sezonit ose në rastin më të mirë të kthehet në javët e fundit të kampionatit. Në mungesë të Tafas vendin mes shtyllave pritet që ta marrë Dashamir Xhika. Kukësi aktualisht renditet në vendin e tretë në Abissnet Superiore me 43 pikë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency