Titulli i 2016-ës, Skënderbeu çon në gjyq FSHF-në
Titulli i sezonit 2015-2016 është kthyer në një ‘mollë sherri’, mes Skënderbeut dhe Partizanit. Në përfundim të sezonit, ishte skuadra korçare ajo që triumfoi, por një dënim i UEFA-s për trukime, bëri që Komisioni i Etikës pranë FSHF-së, t’i heqë titullin Skënderbeut.
Pikërisht për këtë arsye, kanë qetë drejtuesit e Partizanit që kanë kërkuar këtë titull në mënyrë të përsëritur dhe në rrugë zyrtare e medietike. Por, duket se te Skënderbeu nuk janë dorëzuar dhe e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë, ku ankohet për heqjen e titullit, por edhe dënimet pasuese të FSHF-së ndaj skuadrës korçare.
Dosja e Skënderbeut ka përfunduar në Arbitrazhin e Lozanës, që në muajin Gusht të këtij viti, ndërsa ende Gjykata ende nuk e ka dhënë vendimin e saj për çështjen.



