Tjetër dëmtim për Dele Allin, Tottenham në telashe
Probleme nga infermieria për trajnerin e Tottenahm, Mauricio Pochettino, i cili për sfidat e tjera duhet të bëjë pa shërbimet e Dele Alli. 22-vjeçari, i cili sapo ishte rikthyer nga një dëmtim muskulor, të cilin e pësoi gjatë ndeshjes me Spanjën në Nations League, është dëmtuar sërish. Mesfushori është dëmtuar në kofshë në sfidën e Kupës së Ligës ndaj Watford.



