Tjetër dhuratë për Son, e do Bayerni
Fitorja e Lojrave Aziatike me Korenë e Jugut jo vetëm që i shpëtoi karrierën 26-vjeçarit Son Heung-min pasi i shpëtoi shërbimit militar ushtarak në vendin e tij. Ky i fundit mund të marrë një tjetër dhuratë si shpërblim për medaljen e artë të fituar në Lojrat Aziatike. Sipas mediave të ndryshme Son është një objektiv i Bayern Munich në merkato. Drejtuesit e klubit bavarez kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit dhe kanë gati një ofertë të majme për të bindur Tottenham Hotspur të lërë të lirë 26-vjeçarin. Son ka qenë një objektiv i Bayernit edhe në 2015-ën por koreano-jugori në atë periudhë la Bayer Leverkusen për t’u transferuar në Premier League te Tottenham. Në janar Bayerni do ta bëjë me siguri një ofertë për Son.



