Merkato

Tjetër goditje “big” në mesfushë me parametër zero për Juven?

Pas Aaron Ramsey, Juventusi përgatit një tjetër goditje të mëdha me parametër zero në mesfushë. Bëhet fjalë për Adrien Rabiot i cili nuk rinovoi kontratën me Paris Saint Germain, dhe në verë do të ndryshojë ambient. Mesfushori i talentuar francez ishte shumë pranë Barcelonës por mosplotësimi i kërkesave financiare nga ana e drejtuesve të klubit blaugrana ka bërë që Rabiot të ndryshojë destiancion. Edhe pse në ditët e fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të Rabiot në Angli në skenë për të marrë shërbimet e tij ka dalë Juventusi dhe francezi po e mendon seriozisht këtë opsion. Për të bindur Rabiot, bardhezinjtë pritet t’i ofrojnë të njëjtën shifër edhe si Barcelona prej 10 milionë eurosh në sezon ndërkohë që drejtuesit e Juventusit pritet të japin edhe komisione shumë të larta për agjentët e lojtarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency