Serie A

Tjetër goditje për Juven, Khedira mbyll sezonin!

Pas eliminimit nga Champions League, Juventusi merr një tjetër lajm të keq. Është mbyllur para kohe sezoni për mesfushorin gjerman Sami Khedira i cili duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë. Siç bën të ditur vetë klubi bardhezi, Khedira ka disa probleme në gjurin e djathtë dhe për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet operacionit. Një tjetër ndalesë kjo për mesfushorin e përfaqësueses së pancerave i cili sapo ishte kthyer në dispozicion të Allegrit pas operacionit që kreu në zemër për shkak të një aritmie, ndërhyrje kjo që e mbajti për 1 muaj jashtë fushave të futbollit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency