Futboll

Tjetër Kupë në Shkodër, Vllaznia e femrave fiton finalen pa u djersitur

Shkodra vijon të shtojë numrin e trofeve të fituar në futboll këtë sezon, pasi Vllaznia për femra ia doli të ngrejë edhe Kupën e Shqipërisë, madje këtë herë pa derdhur asnjë pikë djerse në fushën e lojës.

Në finalen e parashikuar për t’u zhvilluar në “Air Albania” mes Vllaznisë dhe Apolonisë, skuadra fierake nuk u paraqit dhe vajzat shkodrane morën fitoren në tavolinë, e rrjedhimisht edhe trofeun e Kupës.

Skuadra e Apolonisë kishte kërkuar faljen e dy futbollisteve të dënuara në ndeshjen me Juban Danjën, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga FSHF, ndaj klubi fierak vendosi të mos paraqitet në ndeshjen finale.

Kujtojmë që përveç skuadrës së femrave, Kupën e Shqipërisë këtë sezon e ka fituar edhe ekipi i parë i Vllazisë, si dhe skuadra U19.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency