Tjetër lajm i keq për Juventusin, presidenti rezulton pozitiv me Covid-19
Federico Chiesa pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen Roma-Juventus (3-4). Ylli i Juventusit braktisi takimin pas faullit të pësuar nga Smalling, ndërsa sot ka kryer kontrollet e detajuara mjekësore.
Për fat të keq, 24-vjeçari ka mbyllur sezonin. Ekzaminimet konfirmuan traumën në gjurin e majtë, me dëmtimin e ligamenteve. Chiesa do të operohet në ditët e ardhshme dhe do të rikthehet në fushë sezonin e ardhshëm.

Dëmtimi i tij nuk është lajmi i vetëm negative te Juventusi. Presidenti i klubit italian, Andrea Agnelli është infektuar me Covid-19, dhe tani i duhet të kalojë disa ditë në karantinë.
Quiz Cat: No Quiz found



