Tjetër largim te Egnatia, mbrojtësi drejt rikthimit te Bylisi
Vijon të ketë ndryshime te skuadra e Egnatias, te e cila po bëhen shumë afrime, por njëkohësisht edhe shumë largime.
I fundit që do të largohet nga skuadra e Rrogozhinës është Franc Ymeralilaj. 27-vjeçari ishte titullar gjatë sezoni që u mbyll te Egnatia, duke luajtur në 33 ndeshje në Superiore, megjithatë tashmë duket se ai ka vendosur të ndërrojë ambient.
Pas largimit nga rrogozhinasit, mbrojtësi pritet të rikthehet te Bylisi, me këta të fundit që do të luajnë në Superiore sezonin e ardhshëm. Ndërsa ka qenë pjesë e ballshiotëve nga 2019-2021.




