Futboll

Tjetër mungesë për Bayernin në finalen ndaj Tigres, Muller pozitiv me COVID-19!

Bayerni humbet një futbollist titullar shumë të rëndësishëm për finalen e Botërorit të Klubeve që do të luhet mbrëmjen e sotme ndaj meksikanëve të Tigres. Thomas Muller ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është karantinuar menjëherë. Lajmi raportohet nga SKY në Gjermani dhe mbetet të konfirmohet nga vetë klubi i Bayern Munich, që nuk do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Jerome Boateng.

Ganezi la ekipin për shkak se një ditë më parë ish e dashura u nda nga jeta. Te Bayern Munich më parë janë konfirmuar me COVID-19 edhe lojtarë si Javi Martinez dhe Leon Goretzka. Nëse triumfon në finalen ndaj Tigres në Katar, Bayerni do ta çonte në 6 numrin e trofeve për sezonin futbollistik 2019-2020.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency