Tjetër paraqitje e turpshme nga vajzat e basketbollit, Sllovenia i kalon me “sytë mbyllur”
Vajzat e kombëtares së basketbollit kanë bërë një tjetër paraqitje të dobët në ndeshjet kualifikuese për Euro 2023. Pas humbjes turpëruese me shifrat e thella 125-19 ndaj Polonisë, në ditën e djeshme të besuarat e trajneres, Mirza Alibegaj u mposhtën me 99 pikë diferencë nga Sllovenia.
Shifrat totale në fund të sfidës ishin 128-28 për Slloveninë, teksa basketbollistet shqiptare nuk mundën për asnjë moment t’i bënin ballë rivaleve. Në këtë formë, pas dy ndeshjesh të zhvilluara vendi i fundit në grupin D është i pashmangshëm, teksa në grup përveç Polonisë dhe Sllovenisë, është edhe Turqia që kryeson dhe do të jetë rivali i radhës për Shqipërinë.



