Serie A

Tjetër rast infektimi në Serinë A, pozitiv “ylli” i Napolit

Pandemia e Koronavirusit vijon të krijojë probleme serioze në kampionatet elitare në Evropë. Kështu, në Serinë A, vijnë të tjera lajme për përhapjen e virusit. Ka rezultuar pozitiv edhe Lorenzo Insigne, që nuk do të jetë në dispozicion të Spallettit derisa të negativizohet. Vetë klubi i Napolit ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare se insigne “ka kryer një tampon molekular dhe ka rezultuar pozitiv. Lojtari do të mbikëqyret gjatë periudhës së izolimit në shtëpinë e tij. Ekipi, pas indikacioneve të autoriteteve shëndetësore, kreu një raund testesh molekulare, rezultatet e së cilave do të shpallen në orët e vona të pasdites”.

Napoli nuk do të mund ta llogaritë dot Insignen për ndeshjen e fundit të vitit 2021. Kujtojmë që sulmuesi sapo ishte kthyer nga një periudhë e ndërlikuar për shkak të problemeve fizike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency