Premier League

Tjetër rekord nga Manchester City, Guardiola mund vetëveten

Pep Guardiola regjistron rekordin e radhës. Me fitoren 1-0 që Manchester City arriti në St. James’s Park përballë Newcastle, trajneri kaloi edhe vetëveten.Suksesi i 18 radhazi në Premier League, me “citizens” që ende nuk e njohin humbjen në 20 ndeshje të kampionatit. Pas fitores në javën e parë dhe barazimit me Evertonin në të dytën, nisi seria e pabesueshme e dominimit, që në fillim dukej sa e jashtëzakonshme aq edhe e parealizueshme. Manchester City ka humbur vetëm 2 nga 60 pikët e mundshme që kishte në dispozicion. Ky është starti më i mirë në historinë e pesë ligave më të mëdha europiane.

Një ecuri me të cilën Guardiola e kaloi vetëveten. Në kuptimin e plot të fjalës, pasi në sezonin 2013-2014 Pep e udhëhoqi Bayernin në 18 fitore dhe 2 barazime në 20 javët e para të Bundesligës. Ecuri që dukej thuajse e pamundur të përsëritej. Megjithatë, trajneri katalan nuk e frenua me aq, pasi e përmirësoi rekordin, duke i perfeksionuar skuadrat e tij që dhurojnë spektakël në fushë dhe nuk kanë rivalë në rezultate.

18 fitoret radhazi janë një rekord absolut në futbollin anglez, megjithatë Guardiolës i ka mbetur një tjetër primat për të barazuar dhe thyer me Manchester City-n. Rekordi lidhet me ecurinë prej 19 fitoreve radhazi, më e gjata në historinë e klubeve europiane, nga periudha kur pikërisht Pep drejtonte Bayernin. Megjithatë, për trajnerin duket se nuk ka limite dhe rekorde që nuk mund të thyhen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency