Serie A

Tjetër “tur force” për Interin, dëmtimet shqetësojnë Conten

Interin e pret një periudhe tepër e ngarkuar, pasi duke nisur që prej 20 tetorit e deri më 9 nëntor janë plot 7 ndeshje, dy prej të cilave në Champions, që do të jene vendimtare për fatin e zikaltërve ne aventurën e tyre europiane.

Kampionati për skuadrën e Contes do të nis me sfidën ndaj Sassuolos në transfertë, më pas Dortmund në “San Siro”, Parma, Brescia dhe Bologna, sërish Dortmund këtë herë në transfertë dhe sfida e fundit kundër Veronës që do të luhet në Milano.

Krahas ngarkesës, shqetësuese për Antonio Conten mbetet gjendja e dy lojtarëve, Sanchez dhe D’Ambrossio, të cilët janë rikthyer pranë skuadrës me një dëmtim të pësuar me kombëtaret respektive, ndërsa afatet e rikuperimit mbeten të paqarta.

Gjithsesi ka dhe lajme të mira për kampin zikaltër, pasi Godin dhe Vecino mund t’i bashkohen grupit, ndërsa asnjë shqetësim nuk paraqitet për Brozovic, Lukaku, Lautaro, De Vrij, Skriniar dhe Lazaro. Barrela gjithashtu është i gatshëm, por i nevojitet pak pushim.

Mungesa e Sanchez për një periudhë të gjatë do të thotë më shumë ngarkesë për dyshen e sulmit, Lukaku-Lautaro Martinez, së bashku me Politanon. Situatë aspak e këndshme për Conten, me trajnerin që nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shpresojë se rikuperimi do të jetë me i shpejtë se parashikimet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency