Tolisso objektivi i madh i Tottenham për mesfushën!
Tottenham ka nisur nga puna për t’i paraprirë kundërshtarëve përsa i takon kartonit të Corentin Tolisso. Mesfushori me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit, kohë kur i përfundon edhe kontrata, pasi drejtueit e klubit nuk i kanë ofruar ende rinovimin. Në garë për francezin janë edhe klube si Paris Saint Germain, Atletico Madrid, Juventus dhe Interi që gjatë merkatos së verës do të bëjnë maksimumin për ta rrëmbyer lojtarin. Gjithsesi, sipas mediave, Spursat janë në avantazh përsa i takon 27-vjeçarit pasi i ka siguruar atij vendin e titullarit, që ka kohë që i mungon te Bayern Munich.



