Kategoria Superiore

Tomislav Busic: Humbëm 2 pikë, goli? Nuk e di nëse duhej anuluar

Është golashënuesi i dytë më i mirë i këtij kampionati, pas Elis Bakajt, sulmuesi kryesor i Flamurtarit të Duros, i cili ndaj Kukësit shmangu humbjen, por nuk i dha fitoren skuadrës së tij. Ndjen keqardhje për rezultatin, sepse “kuqezinjtë” humbën një mundësi të mirë për të marrë vendin e dytë

“E kishim të vështirë në ndeshjen me Kukësin. Flamurtari e dominoi të gjithë ndeshjen, mbajtjen e topit dhe në fund na u anulua një gol, që nuk di ta përcaktoj nëse është ose jo i rregullt. Të gjithë jemi të mërzitur, sepse kemi humbur dy pikë.”

Kur pyetet për objektivat dhe rivalët e kampionatit, sulmuesi kroat është i sinqertë kur e konsideron Skënderbeun më të fortin e Superiores.

Skënderbeu është ekipi më i fortë i të gjithë kampionatit, por mendoj se Flamurtari, Kukësi dhe Partizani do të rivalizojnë për Europë. Edhe Kamza është aty afër, por do të shohim ndeshje pas ndeshjeje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency