“Topi i Artë”, Ancelotti: Si ka mundësi që nuk është në listë? Zhvilloi super sezon
Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City janë tri skuadrat me më shumë lojtarë në listën e 30 kandidatëve të “France Football” për fitimin e “Topit të Artë”, me nga gjashtë futbollistë.
Pas 17 vitesh mungon Lionel Messi në listë. Rekordmeni i këtij çmimi (shtatë herë fitues) tregoi fare pak nga kualiteti i tij në sezonin e parë me PSG-në, ndërkohë që Carlo Ancelottin e surprizon një tjetër fakt.
Mes 30 më të mirëve mungon Toni Kroos, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë me “Los Blancos”, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e Champions League, La Liga-s, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Europës.

“U befasova pak nga mungesa e Kroos, pasi ai ka zhvilluar një sezon fantastik. Por e kuptoj, do të ishte pak problem nëse do të ishin të gjithë lojtarët e Realit në listë…
Edhe Alaba, Militao e Valverde e meritonin, të gjithë lojtarët e mi e meritojnë të jenë, pasi kanë zhvilluar super sezon. Nuk po flas për fituesin, thjesht duhet të ishin në listë, sidomos Kroos”, theksoi trajneri italian.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



