Itali

“Topi” në fushën e Mancinit, tre emra kryesorë për ta zëvendësuar

Italia do të duhet ta ndjekë Botërorin e Katarit nga shtëpia, teksa axurrët për të dytën herë radhazi mbeten jashtë eventit madhor pasi u mposhtën në Play-Off nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 0-1. Një sfidë e cila ka vendosur në pikëpyetje pozicionin e secilit në kombëtaren e kaltër, e padyshim një nga dyshimet e mëdha është nëse trajneri Roberto Mancini mund të vazhdojë të drejtojë me të njëjtin entuziazëm Italinë.

Sipas shtypit përtej Adriatikut, tekniku 57-vjeçar e ka vetë në dorë të ardhmen e tij pasi presidenti i Federatës, Gabriele Gravina nuk është një fans i shkarkimit të Mancinit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se alternativat për zëvendësuesin e Mancinit nuk po konsiderohen nga drejtuesit e Federatës teksa në “pole position” për të marrë postin e Mancinit nëse ky i fundit dorëhiqet, është Fabio Cannavaro.

Ish-kapiteni që udhëhoqëi Italinë drej triumfit për herë të katërt në një Botëror në vitin 2006, shihet si personi i duhur për të “ringjallur” edhe njëherë shpirtin e kombëtares axurre. Në CV-në e Cannavaros është eksperienca me kombëtaren e Kinës, me klubin e Guangzhou po ashtu edhe aventurat në Arabi apo Dubai. Në Itali, Cannavaron e shohin si një Marcello Lippi duke qenë se ish-mbrojtësi ka shkëlqyer nën urdhrat e teknikut të famshëm italian duke besuar te ana taktike e tij.

Alternativa e dytë mban emrin e Gennaro Gattuzos. Ish-tekniku i Milanit dhe Napolit është një motivator i madh dhe mund të shërbejë për të “zgjuar” futbollistët e kombëtares, ndërsa pas tij në listë është edhe Roberto De Zerbi. 42-vjeçari arriti rezultate të mëdha me Sassuolon duke propozuar një futboll tërheqës, ndërsa tashmë është në krye të Shakhtar Donetsk.

Por, duke njohur situatën në Ukrainë, nuk do të ishte një problem për De Zerbin përfundimi i parakohëshëm i kësaj aventure me ukrainasit. Ndërkaq, më poshtë në listën e kandidatëve nuk mungon Claudio Ranieri apo edhe De Rossi, me këtë të fundit që e penalizon eksperienca e munguar në rolin e trajnerit. Tashmë, topi është në fushën e Mancinit i cili duhet të vendosë nëse do të vazhdojë projektin apo të “hapë krahun” për energji të reja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency