Torassa rikthehet te Flamurtari, vlerë e shtuar për Dajën!
Augstin Torassa do të jetë vlera e shtuar e Flamurtarit në fazën e 4-t. Sulmuesi argjentinas i cili la vlonjatët në muajin shkurt për t’u transferuar në Kinë pa lejen e klubit, nga së mësohet do të rikthehet te Flamurtari për t’u vendosur sërish në dispozicion të trajnerit Ilir Daja. Torassa i cili firmosi me Yanbian Funde një kontratë që ishte e pavlefshme pasi ishte ende nën kontratë me Flamurtarin por që më pas klubi kinez i ligës së dytë falimentoi dhe e ardhmja e Torassës mbeti pezull. Pas disa javësh pushimesh në vendlindjen e tij, lojtari është siguruar nga presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi se do të paguhet dhe për këtë arsye ai ka vendosur të rikthehet në Vlorë. Torassës i është prerë bileta e kthimit për në Shqipërië dhe nëse arrin shpej formën optimale ai mund të jetë një forcë e shtuar për trajnerin Daja për objektivin Europë.



