Torino me ritëm Europe, mposht edhe Chievon
Torino vijon momentin pozitiv dhe fluturon në zonën europiane duke barazuar Lazion e vendit të 6-të në kuotën e 41 pikëve. Skuadra Granata mposhti 3-0 Chievon në shtëpi në një ndeshje që nëse shikon rezultatin duket se ka qenë një mision i lehtë për Torinon, por marrja e tre pikëve rezultoi një mision shumë i vështirë për skuadrën e Mazzarrit. Edhe pse Chievo pothuajse e ka prerë biletën për të luajtur në Serie B sezonin e ardhshëm, skuadra e Di Carlos e rrezikoi në disa raste portën e Sirigut, derisa Belotti me një gol spektakolar nga distanca, mposhti Sorrentinon në minutën e 76-të. Në shtesë kishte vend edhe për golat e Rincon dhe Zazas të cilët fiksuan rezultatin përfundimtar në 3-0.



