Serie A

Torino ofron 10 milionë euro për blerjen e mbrojtësit të Chelseat

Ola Aina po konfirmohet gjithmonë e më shumë si një nga pikat më të forta në radhët e mbrojtjes së Torinos. I transferuar në verë në formë huazimi te klubi “granata”, nga Chelsea, futbollisti me performancën e tij ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Mazzarri dhe të tifozëve.

Drejtuesit e klubit italian kanë nisur menjëherë bisedimet me “Blutë e Londrës” për blerjen përfundimtare të futbollistit, i cili po bën një punë të madhe në repartin e mbrojtjes.

Për t’i shkëputur Chelseat kartonin e 22-vjeçarit, presidenti Cairo është gati të derdhë në arkat e klubit anglez 10 milionë Euro, ndërsa tani mbetet për t’u parë përgjigja e klubit londinez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency