Serie A

Torino vishet bardhezi, Juventus feston dominimin dhe ‘qan’ Buffonin (Foto)

Torino është veshur bardhezi gjatë ditës së sotme, teksa Juventusi ka festuar titullin e 7 radhazi në Serinë A, shenjë e qartë kjo e dominimit të kësaj skaudre në kampionatin italian.

Ndonëse matematikisht titullin e fitoi në Romë javën e kaluar, Juventusi ngriti trofeun pasditen e sotme, pas ndeshjes me Veronën, që përfundoi me rezutlatin 2-1 për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Me autobusin e hapur, futbollistët e Juventusit bënë xhiron e zakonshme në qytetin e Torinos, që sot dominohej tërësisht nga ngjyrat bardhezi, me tifozët që kishin dalë për të festuar një tjetër titull të skuadrës së tyre, atë të 34-tin në Serinë A.

Po sot ishte edhe ndeshja e fundit e Gigi Buffon me fanellën e Juventusit, ndërsa në përfundim të sfidës, portieri legjendar u përshëndet për herë të fundit edhe me tifozët bardhezi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency