Torres gati të lërë Madridin, oferta nga Kina dhe SHBA-ja
Fernadno Torres duket se ka bërë valixhet gati, për t’u larguar nga Atletico Madrid, që në muajin janar. Sulmuesi spanjoll rinovoi këtë verë kontratën e re, me vlefshmëri deri verën e ardhshme, por duket se do të lërë më herët kryeqytetin spanjoll.
33 vjeçari po luan gjithnjë e më pak në formacionin e Simeones dhe në janar, me ardhjen e Diego Costës, pritet që t’i mbyllen edhe më shumë hapësirat. Për këtë arsye Torres ka vendosur të vlerësojë ofertat e ardhura nga Kina dhe MLS-ja amerikane, si mundësi të mira për të nënshkruar ndonjë kontratë të majme, para se t’i japë lamtumirën futbollit.



