Totre: Shkëndija? Jam i fokusuar te Tirana, e fitojmë sërish derbin
Enur Totre u vlerësua lojtari më i mirë në ndeshjen Tirana-Teuta, për golin që shënoi dhe lojën që zhvilloi. Në “Gol pas Goli”, Totre deklaroi:
“I lumtur për golin, por i pari vjen suksesi i ekipit. Fitoren ua dedikoj tifozëve dhe trajnerit Shehi, që sot ka arritur 100 ndeshje në Superiore. Po flasim për kampionen në fuqi, si Teuta, nuk mendoj se është jashtë garës për titullin. Kemi liri nga stafi, por jam lojtar që kam më shumë dëshirë të asistoj shokët.
Te Shkëndija në janar? “Kam kontratë këtu dhe jam i fokusuar vetëm tek Tirana”.
Derbi: “Mendoj se kemi treguar si ekip që kemi cilësi. Jemi të motivuar dhe nuk kemi presion. Derbin e parë e kemi fituar dhe besoj se do të fitojmë sërish.”
Jeta në Tiranë: “Tirana është një qytet shumë i bukur, normal që më pëlqen.”



