Tottenham bie në shtëpi, Harry Kane përshëndetet me tifozët
Tottenham mposhtet në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Aston Villa dhe komplikon shumë arritjen e një vendi në Europa Leaguen e sezonit të ardhshëm, pasi tashmë Everton e ka barazuar me pikë dhe West Ham mund ta parakalojë.
Në sfidën e fundit në shtëpi, Spurs-at kaluan të parët në avantazh me anë të holandezit Bergëijn në minutën e 8’, por brenda pjesës së parë e nxorën dy herë topin nga rrjeta, pas një autogoli të Reguilon dhe golit të Ëatkins.
Pjesa e dytë ishte spektakolare dhe me shumë raste shënimi për të dy skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe pas vërshëllimës finale ishte Aston Villa që u largua me tre pikë.
Kjo ndeshje mund të ketë qenë e fundit për Harry Kane në stadiumin e Tottenhamit, pasi kapiteni i Spurs-ave u përshëndet me fansat e pranishëm në tribuna, si për t’u dhënë lamtumirën, pasi zërat për një largim të tij këtë verë, sa vijnë e shtohen.
Fitore minimale 1-0, por me mjaft rëndësi mori edhe Evertoni ndaj Wolves. Sfida u vendos nga një gol i brazilianit Richarlisson në fillim të pjesës së dytë, ndërsa një javë para fundit, tani skuadra nga Liverpool është pranë sigurimit të një vendi në zonën europiane të renditjes.



