Premier League

Tottenham dorëzohet për Alderweireld, gati ta shesë në verë

Duke mos arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi rinovimin e kontratës, Tottenham duket se është dorëzuar për mbrojtësin Toby Alderweireld. Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit janë të gatshëm që ta shesin belgun për një shumë prej 26 milionë paundësh, në mënyrë që të mos e humbasin atë me parametër zero vitin e ardhshëm.

30-vjecari ka një kontratë deri në qershor 2020, ndërkohë që për shërbimet e tij ka insistuar së tepërmi Manchester United, ndërsa edhe Barcelona e Juventus kanë shprehur interes. Pavarësisht bisedimeve për të rinovuar, mes palëve ende nuk ka një akord dhe në përfundim të këtij sezoni mbrojtësi belg mund të largohet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency