Tottenham i plotëson dëshirën Contes, klubi rinovon me mesfushorin
Tottenham ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Oliver Skipp. Mesfushori ishte një nga kërkesat e Antonio Conte për drejtuesit e klubit dhe drejtori sportiv i Spurs-ave, Fabio Paratici e ka bërë të lumtur teknikun teksa palët kanë vendosur të vazhdojnë të njëjtin rrugëtim të paktën deri në vitin 2027.
Në vitin e kaluar, Skipp ishte i huazuar te Norëich dhe falë paraqitjeve aty, ia doli të fitonte rikthimin te Tottenham. Skipp në këtë sezon është aktivizuar në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por prej datës pesë shkurt është ndalur si pasojë e një dëmtimi.
Megjithatë, Conte ka dalluar cilësitë te 21-vjeçari dhe dëshiron ta ketë në dispozicion edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa Skipp është një prodhim i akademisë së Tottenham me klubin që do të vazhdojë në këtë formë të mbështesë produktin e saj.
✍️ We are delighted to announce that Oliver Skipp has signed a new contract with the Club that will run until 2027.
Congratulations, Skippy! 👏
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 20, 2022



