Tottenham ka gati 25 milionë euro për Tah të Leverkusenit
Jonathan Tah është një nga lojtarët më premtues të futbollit gjerman dhe atij europian. Mbrojtësi 22-vjeçar ka rënë në sy më së shumti këtë sezon me Bayer Leverkusen. Qendërmbrojtësi, që është edhe pjesë e Kombëtares Gjermane, është identifikuar nga Tottenham si përforcimi ideal për repartin e tërhequr në vend të rebelit Alderweireld, i cili nuk pranon të rinovojë kontratën dhe do të largohet në fund të sezonit. Emisarët e Tottenhamit kanë vëzhguar disa ndeshje mbrojtësin e Leverkusen dhe në verë janë gati të paraqesin ofertën prej 25 milionë euro për Bayer Leverkusen.



