Premier League

Tottenham kërkon sulmues, piketon yllin e Real Betis!

Me Kane të dëmtuar dhe koreanin Son në Kupën e Azisë, Tottenham është në emergjencë për një sulmues dhe drejtuesit e shikojnë tepër të nevojshme ndërhyrjen në këtë sesion të merkatos. Antonio Sanabria është emri që pëlqen trajneri Pochettino por që klubi duhet të negociojë me Real Betis sepse lojtari ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh. Alternativë për Tottenham është edhe Patrick Schick por që edhe për çekun situata është pothuajse e njëjtë, vlen të paktën 35 mln euro e nga ana tjetër Roma nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi 22-vjeçar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency