Tottenham nuk i ofron rinovimin, Alderweireld drejt largimit
Tobi Alderweireld është gjithmonë e më i vetmuar te Tottenham. Mbrojtësi belg ka pësuar një tjetër dëmtim të vogël por nuk shihet si titullar nga Pochettino dhe raportet me këtë të fundit janë përkeqësuar. Gjithashtu klubi ka refuzuar kërkesën për rinovim të mbrojtësit prej 170 mijë paund në javë ndaj dhe largimi në verë duket i pashmangshëm. Për 28-vjeçarin kanë shprehur interesim Chelsea, Man. United e Man. City nga Premier League por edhe Real Madrid, Napoli e Inter.



