Merkato

Tottenham nuk ndalet me Richarlison, kërkon informacione për sulmuesin e Barcelonës

Tottenhami nuk mjaftohet vetëm me Richarlison. Pas brazilianit, Antonio Conte kërkon një tjetër sulmues dhe duket se i ka vënë syrin holandezit të Barcelonës, Memphis Depay.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat londineze, të cilat raportojnë se Fabio Paratici ka kërkuar informacion mbi çmimin e kartonit të sulmuesit, të cilin Conte e kërkoi edhe kur ishte në stolin e Interit.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se Barcelona është treguar e gatshme të heqë dorë nga Depay për një shifër prej 20 milionë eurosh, megjithatë duke parë rrethanat, marrëveshja mund të arrihet për rreth 10-12 milionë euro.

Kjo pasi holandezit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Barcelonën dhe për më tepër nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Xavi, ndaj te Barcelona do të ishin të lumtur po ta “hiqnin qafe” këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency