Merkato

Tottenham pranë firmës me “Dele Allin” e ri

Tottenham ka intensifikuar bisedimet për të nënshkruar me yllin e Aston Villas, Jack Grealish. 22-vjeçari ndiqet prej kohësh nga “Gjelat e Londrës”, ndërsa fansi i tij më i madh është tekniku Mauricio Pocchetino. Ky i fundi pak ditë më parë i kërkoi drejtuesve të klubit që të nënshkruanin me Grealish sa më shpejt, pasi ai dëshiron ta ketë futbollistin gjatë turneut amerikan që anglezët do të zhvillojnë. Grealish, i cili vlerësohet rreth 40 deri në 50 mln euro, arriti ta ndihmojë Aston Villan ta mbyllë sezonin e kaluar në zonën play-off në Championship, por pa patur mundësi të ngjitet në Premier League, pasi u mund në finale nga Fulham.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency