Tottenhami “7 ballë” përballë Tranmeres, Llorente ylli i mbrëmjes
Tottenham arriti të fitojë me rezultatin e thellë 0-7, në transfertën ndaj skuadrës së Tranmeres, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32-tave të FA Cup.
Përballë skuadrës që militon në ligat e ulëta të futbollit anglez, “Spurs”-at nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, ndonëse në pjesën e parë shënuan vetëm një gol.
Aurier shënoi dy herë sonte, Son Hueng-min dhe Kanë nga një herë, ndërsa topin në shtëpi e mori Fernando Llorente, që dërgoi plot 3 herë topin në rrjetë, duke u konfirmuar si njeriu i kupave të Tottenhami.



