Tottenhami gati të paguajë shumën marramendëse për sulmuesin e Betisit
Tottenhami pritet të paguajë 52 milionë paundë për të arritur te Giovani Lo Celso. Sipas medieve angleze, “Spursat” kanë arritur një marrëveshje paraprake me Real Betisin për të paguar shifrën e sipërpërmendur, por duke i shtuar edhe 8 milionë paundë të tjera, të cilat do të jepen në formë bonusesh.
Anglezët ndjekin prej kohësh argjentinasin, i cili u transferua në Spanjë verën e kaluar në formë huazimi nga PSG, ndërkohë që Betisi realizoi blerjen e kartonit të tij me përfundimin e sezonit. Në rast transferimi, Lo Celso do të ishte mesfushori i dytë që do të bashkohej me Tottenhamin këtë verë, pas Tanguy Ndombele, i cili u ble nga Lyon.



