Tottenhami këmbëngul për 19-vjeçarin e Fulhamit
Tottenhami nuk pranon të dorëzohet për Ryan Sessegnon, talentin që aktivizohet me skuadrën e Fulhamit. Sipas medieve angleze, “Spursat” kanë arritur marrëveshjen paraprake me 19-vjeçarin, i cili kërkon me çdo kusht t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Mauricio Pochettino për sezonin e ardhshëm. Por, pas blerjeve të Ndombele e Clarke, më parë londinezët duhet të shesin lojtarë për të siguruar të ardhurat e nevojshme për kartonin e Sessegnon, që kushton jo pak por 40 milionë euro dhe për këtë arsye, Tottenhami do të provojë të shesë Danny Rose.



