Tottenhami ‘kursehet’ ndaj Crystal Palace
Realit të Madridit i shënoi plot 3 herë, por ndaj Crystal Palace-t në Premier League, Tottenhami është treguar i kursyer. Skuadra e Pochettinos ka marrë 3 pikëshin falë një fitoreje me rezultatin minimal 1-0, dnërsa autori i golit ishte Son Heung-Min, në minutën e 64-t.
Tottenham dominoi sfidën, por kundërshtarët ishin organizuar mirë në mbrojtje, duke vështirësuar rrugën e rrjetës për vendasit. Pas kësaj fitoreje, Tottenham mbetet në vendin e 3-të, por tani ka 23 pikë, po aq sa Manchester United-i që mban vendin e dytë.



