Premier League

Tottenhami përgatit ofertën për mesfushorin kolumbian

Tottenham pritet t’i rikthehet pistës Wilmar Barrios me hapjen e merkatos. Mesfushori Kolumbian i Boca Juniors pëlqehet shumë nga trajneri Mauricio Pochettino, i cili në janar pritet të bëjë një ofertë për 25-vjeçarin.

Mesfushori, i cili luajti me kombëtaren e Kolumbisë edhe në Botërorin e Rusisë, ka një klauzolë prej 16 milionë eurosh, por problemi i londinezëve duket se nuk është kjo shumë.

Për Barrios ka shprehur interes edhe Real Madrid, që është e gatshme t’i ofrojë Boca Juniors rreth 20 mln euro për të mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera dhe për të transferuar kolumbianin në ‘Santiago Bernabeu’

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency