Totti “arratiset” nga Roma, Ilary i tregon botës se është e fortë
Dita-ditës po dalin detaje të reja në lidhje me ndarjen e bujshme të Francesco Tottit nga bashkëshortja e tij, Ilary Blasi. Teksa vetë protagonistët po heshtin, miqtë e tyre vazhdojnë të nxjerrin sekrete.
Sipas asaj lajmit që publikon Dagospia, legjenda e verdhekuqve është larguar për disa ditë nga kryeqyteti, për t’u relaksuar në Terme dei Papi, në Viterbo, me mikeshën e re, Noemi Bocchi.
Ndërsa Totti u strehua në Viterbo, ish-gruaja e tij, Ilary Blasi, është ende në Sabaudia me vajzat e saj Isabel dhe Chanel. Prezantuesja e Mediaset nuk ndalet së postuari foto dhe video në Instagram. Ajo nuk ka qenë kurrë kaq aktive në rrjetet sociale sa sot.
“Ilary dëshiron ta tregojë veten të fortë në një moment kaq delikat. Dhe ajo kurrë, për asnjë arsye, nuk do të donte të shfaqej si gruaja e pangushëllueshme e tradhtuar nga i shoqi. Përkundrazi, ajo është një grua e ashpër dhe dëshiron t’ia tregojë gjithë botës”, treguan disa miq të saj.
“Mendoj se Ilary ka vendosur të shfaqet në foto më sensuale se kurrë edhe për t’u kujtuar të gjithëve se ajo mbetet një nga femrat më magjepsëse të televizionit italian”, shtoi një tjetër burim.





