“Tradhtia” me truprojën, Wanda Nara tregon versionin e saj në një program televiziv
Zërat e një tradhtie të mundshme të Wanda Narës me truprojën e saj, kanë bërë xhiron e botës dhe vetë ky i fundit i ka hedhur benzinë zjarrit, duke zbuluar se do t’i pëlqente të kishte diçka më tepër me argjentinasen.
“Wanda është një grua shumë tërheqëse dhe e pranoj se do të doja të kisha diçka ndryshe me të. Dy herët e fundit që kemi qenë vetëm, sidomos në ashensor, kanë qenë minuta të gjata”, deklaroi Agustin Longueira, truproja i bashkëshortes së Mauro Icardit.
Për këtë temë ka folur edhe vetë Wanda, e cila ka deklaruar se truprojën nuk e ka zgjedhur vetë, por kompania me të cilën ka pasur kontratë, megjithatë ka mohuar zërat se Icardi është bërë xheloz për Longueiran.
“Nuk e kam zgjedhur unë Longueiran, por kompania që kontraktova. Kur ecja rrugës nuk ndihesha e sigurt dhe për më tepër, kisha nevojë që nëpër aeroporte të më ndihmonte dikush me çantat, fëmijët, etj. Puna e tij ishte e programuar dhe nuk ka pasur asnjë shkarkim për shkak xhelozie nga ana e Mauros. Nëse ai kishte rënë në dashuri me mua? Eh… këtë nuk e di”, u shpreh Wanda Nara.














